Top Channel/ Letër Trump: Ndale Netanjahun! Kërkesa e 550 ish-shefave të Mossad, Shin Bet e IDF
05/08/2025 12:22

Qindra ish-zyrtarë të lartë të sigurisë izraelite, përfshirë ish-drejtorë të agjencive të inteligjencës, i kanë bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump të ushtrojë presion mbi qeverinë izraelite për t’i dhënë fund luftës në Gaza. "Është gjykimi ynë profesional se Hamasi nuk përbën më një kërcënim strategjik për Izraelin," thuhet në një letër të hapur të shpërndarë për mediat të hënën. "Fillimisht kjo ishte një luftë e drejtë, një luftë mbrojtëse, por pasi arritëm të gjitha objektivat ushtarake, kjo luftë pushoi së qeni e drejtë," deklaroi Ami Ayalon, ish-drejtor i shërbimit të sigurisë Shin Bet. Lufta, që po i afrohet muajit të 23-të, "po e çon shtetin e Izraelit drejt humbjes së sigurisë dhe identitetit të tij," paralajmëroi Ayalon në një video të publikuar bashkë me letrën. Letra është firmosur nga 550 persona, përfshirë ish-drejtorë të Shin Bet dhe agjencisë së spiunazhit Mossad, dhe i bën thirrje Trump-it të "udhëheqë" kryeministrin Benjamin Netanyahu drejt një armëpushimi. Letra është firmosur nga tre ish-drejtorë të Mossad-it, firmëtarë të tjerë përfshijnë edhe pesë ish-kreu të Shin Bet-it dhe tre ish-shefa të shtabit të ushtrisë, përfshirë ish-kryeministrin Ehud Barak dhe dy ish ministra te mbrojtjes. Letra argumenton se ushtria izraelite "i ka përmbushur prej kohësh dy objektivat që mund të arriheshin përmes forcës: shkatërrimi i strukturave ushtarake dhe i qeverisjes së Hamasit." "Objektivi i tretë, dhe më i rëndësishmi, mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje: kthimi i të gjitha pengjeve në shtëpi Ndjekja e pjesëtarëve të mbetur të Hamasit mund të bëhet më vonë," thuhet në letër. Në letrën drejtuar Trump-it, ish-zyrtarët theksojnë se ai gëzon besim të gjerë tek shumica e izraelitëve dhe mund të ushtrojë presion mbi Netanyahun për të ndalur luftën dhe për të sjellë kthimin e pengjeve. Pas një armëpushimi, argumentojnë firmëtarët, Trump mund të luajë një rol kyç për të imponuar krijimin e një koalicioni rajonal që do të mbështeste një Autoritet Palestinez të reformuar për të marrë kontrollin e Gazës si alternativë ndaj Hamasit.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02