Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit. “Në lidhje me rastin në fjalë ju njoftojmë se në ditën që është bërë kërkesa nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata ka ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme konform kompetencave ligjore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke lëshuar urdhërarrestin dhe letër rreshtimin ndërkombëtar ndaj të pandehurës Arbenita Ismajli”-thuhet në njoftimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjilan.