Administratori dhe drejtuesi teknik i një miniere në Tropojë janë arrestuar pasi janë konstatuar me 276 kg lëndë plasëse jashtë kushteve të sigurisë. Në pranga kanë rënë Xh. K., 32 vjeç, administrator i subjektit për nxjerrjen e minerareve dhe D. P., 56 vjeç, drejtues teknik i këtij subjekti.