Trupat e tre pengjeve të dorëzuar nga Hamasi gjatë natës janë identifikuar si Tamir Nimrodi, Eitan Levy dhe Uriel Baruch, ndërsa një trup i katërt i pajetë i dërguar në Izrael, ende nuk e ka një emër. Dorëzimi i trupave erdhi pak Izraeli paralajmëroi se do të kufizonte sërish ndihmën në Gaza dhe do të vononte rihapjen e kalimit të Rafah-së derisa Hamasi t`i kthejë trupat e të 28 pengjeve të vdekur.