Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim drejtoreshën e spitalit Memorial në Fier, Rudina Degjoni, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Nga hetimet është provuar Degjoni, në kundërshtim me ligjin dhe në mungesë të miratimit nga Ministria e Shëndetësisë, ka lejuar kryerjen e paligjshme të procedurës së botoksit të stomakut te pacientët në këtë spital publik, nëpërmjet aplikimit në organizimin e brendshëm të pacientëve, të preparateve mjekësore të botoksit të stomakut që nuk janë blerë nga vetë spitali me procedura të ligjshme të prokurorimit publik.