Pas 35 vitesh pritje, 30 objekte të kultit të krishterë në Mirditë janë pajisur me certifikata pronësie. Lejet e legalizimit iu dorëzuan Ipeshkvit të Rrëshenit, Gjergj Meta, në prag të festës së Pashkëve, nga drejtori i Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Lezhë, Altin Gjergji. Sipas këtij të fundit, përveçse një detyrim ligjor, ky është edhe një akt vlerësimi për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore.