Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Albin Kurtit dhe ministrave të tij. Kallëzimet penale janë dorëzuar për 17 anëtarë të kabinetit qeveritar që kanë marrë edhe mandatin e deputetit. Kemi dorëzuar 17 kallëzime penale ndaj ish-kryeministrit dh eish-ministrave e një ish-zëvendësministre, të gjithë këta të zgjedhur deputetë dhe të certifikuar nga Komisioni Qendror I Zgjedhjeve më 27 mars. LDK e ka cilësuar veprimin e Kurtit me ministrat si tejkalim të kompentencave.