Lidhja Demokratike e Kosovës të hënën mbajti mbledhjen e kryesisë ku diskutoi për rezultatin zgjedhor. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tha se LDK-ja nuk ka e nuk do bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje. LDK e ka të qartë politikë karshi LVV, nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunuam me ta Po ashtu, Abdixhiku bëri të ditur se LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa postin e kryeministrit dhe se kjo parti nuk është e interesuar për qeveri afatshkurtër.