Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka deklaruar se tetë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje do i bashkohen partisë së tij. E me këtë LDK synon që të rrëzojë edhe Qeverinë e Kurtit. Deklarimet e Gashit nuk i ka komentuar të enjten partia e tij, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje mohon se ekziston një mundësi e tillë.