Top Channel/ Largohet La Nina, afrohet El Nino- Ç`ndodh me motin në Europë e Ballkan?!
10/01/2026 14:56

Fenomeni La Niña po dobësohet mbi Paqësorin ekuatorial, duke treguar se El Niño mund të afrohet gjatë verës 2026 dhe të konsolidohet deri në vjeshtë. Ky ndryshim i sistemit klimatik ENSO ka ndikime globale, përfshirë Europën dhe Ballkanin. Sipas Severe Weather gjatë pjesës së parë të këtij viti ndikimi i La Niñës do të vazhdojë, duke sjellë temperatura më të buta dhe mot relativisht të qëndrueshëm në Europën Perëndimore dhe Qendrore. Ndryshimi kryesor pritet vetëm në gjysmën e dytë të vitit. Të gjitha modelet sezonale pohojnë se La Niña do të përfundojë relativisht shpejt, dhe se fenomeni El Niño mund të fillojë që gjatë verës. Për Europën, El Niño zakonisht sjell ndryshime më të theksuara në qarkullimin mbi Atlantikun e Veriut. Të dhënat historike tregojnë se dimrat e tij shpesh karakterizohen nga kushte të paqëndrueshme të motit, stuhi më të ashpra dhe kontraste më të mëdha temperaturash. Një element veçanërisht i rëndësishëm është se gjatë dimrit me El Niño shpesh formohet një “korridor i ajrit të ftohtë”, që mund të shtrihet nga pjesa jugore e Mbretërisë së Bashkuar, përmes Europës Qendrore, deri në juglindje të kontinentit. Dhe për Ballkanin, afrimi i tij nënkupton një dimër më të ashpër vitin që vjen me mundësi më të mëdha për borë në brendësi të vendit, ndryshime më të shpeshta midis periudhave më të ngrohta dhe më të ftohta, si dhe situata cikloni, më të theksuara mbi detin Adriatik, teksa stabiliteti i gjatë ka gjasë t`ia lërë vendin ndryshimeve të papritura të motit.

Top News – Digjet kamioni në Vlorë. Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi
16/03 11:23
Top News- Tritoli në makinën e policit/ Detaje nga hetimet, lënda plasëse u vendos nga 2 persona
16/03 11:17
Top Channel/ Shkrumbohet një kamion në Bypass-in e Vlorës, shpëton pa lëndime drejtuesi i mjetit
16/03 10:54
Top News – Zbardhet tritoli në Tiranë. Shtatë të arrestuar, porosia u dha nga burgu
16/03 10:43
Top News- Pronari i lokalit vret klientin/ Gjakovë, nga të shtënat u plagos dhe një person tjetër
16/03 10:41
Top News- Qëllonte me kallashnikov në fshat/ Arrestohet në Maliq 40-vjeçari, në pranga dhe një grek
16/03 10:39
Top News- Berisha shkon në SPAK, e presin qytetarë/ Zbaton masën e sigurisë “detyrim paraqitje”
16/03 10:25
Top Channel/ Qëllonte me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 40-vjeçari në Maliq
16/03 10:18
Top News – Ultranacionalistët serbë krah Iranit. Thirrje për të sulmuar bazën amerikane në Kosovë
15/03 23:00
Top Channel/ Mojtaba Khamene u operua në Rusi, u ndihmua nga Putin
15/03 23:00
Top Channel/ ‘Pajtohen’ Starmer me Trump, flasin në telefon për hapjen e Hormuzit
15/03 22:56
Top News – Admirali që po ‘vizaton’ planet e luftës / Kush është Brad Cooper, komandanti i Centcom
15/03 22:15
Top News – Irani nuk do marrëveshje. Ministri i Jashtëm – Nuk ulemi në bisedime me SHBA-në
15/03 22:09
Top News – ‘Do ta ndjekim dhe do ta vrasim’ / Irani kërkon kokën e Netanyahut, lufta përhapet
15/03 21:30
Top News – Është gjallë dhe në komandë! / Irani kundërshton Trumpin: Khamenei i ri nuk ka vdekur
15/03 21:20
Top News – Netanyahu përgënjeshtron Iranin. Tallet me pretendimet se u vra nga sulmet iraniane
15/03 21:05
Top Channel/ “Fëmijët e Xhihadit”! Sonte në orën 20:15 në “Exclusive”, historitë e shqiptarëve
15/03 20:57
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ “Qyteti” nën tokë i Durrësit, infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë
15/03 20:54
Top Channel/ Fatura për turqit në spitalin e Fierit, hapet tenderi për personelin që do akomodohet
15/03 20:49
DIGITALB DIGITALB