Pas dy vitesh e tetë muajsh në krye të pankinës bardheblu Orges Shehi nuk është më trajneri i Tiranës. Në një intervistë për Top Channel, trajneri durrsak i pyetur se përse erdhi në këtë pikë marrëdhënia e tij me drejtuesit e klubit tregon se: “Do të jetë e lodhshme për mua të kërkoj kur, ku, si, qysh, tek. Unë jam profesionist dhe si i tillë do ta trajtoj këtë gjë edhe pse është hera e parë që më shkarkojnë dhe sigurisht mërzia është e madhe.”