Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat ligjore për të mundësuar shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore nga detyre përmes peticionit. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka emëruar komisionin prej 11 anëtarëve që deri më 1 shtator të hartojë Udhëzimin Administrativ që i qartëson procedurat që duhet ndjekur dhe afatet kohore.