Ndërtesa më e lartë në Ballkan pritet t’i shtohet Tiranës pas Teatrit të Operës dhe Baletit, e parashikuar të përfundojë pas 7 viteve punë, projekt i cili po kundërshtohet nga lëvizja Bashkë me në krye Arlind Qorin. Protestuesit u mblodhën këtë të diel në kantierin e ndërtimit duke kërkuar ndalimin e betonizimit të kryeqytetit dhe shkatërrimit të parqeve.