Përsëritja e pretendimeve të Donald Trumpit ndaj Groenlandës, nuk kaloi pa reagime në Europë. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, i tha radios Deutschlandfunk se Groenlanda dhe Mbretëria e Danimarkës duhet të vendosin vetë për të ardhmen e tyre, mes insistimit të BE-së për të evidentguar edhe një herë parimin e sovranitetit territorial.