Lara Colturi arrin të kualifikohet në finalen e sllallomit gjigand në Solden. Në startin e parë skiatorja italiane që garon nën ngjyrat kuqezi arriti të startojë e 17-ta duke mbajtur të njëjtin pozicion edhe në përfundimin e kohës së saj. Me kohën 1.08.39, Lara Colturi ka një diferencë prej 2.57 sekondash me vendin e parë kampionen e botës Mikaela Shifrin, ndërkohë që mbetet skiatorja më e re e Kupës së Botës edhe në këtë edicion duke qenë surpriza edhe këtë herë.