Top Channel/ Lapaj-Shabani, krisje totale, zbulohen prapaskenat e përplasjes
16/07/2025 19:34

Një punëtor ndërtimi, i cili u bë pjese e armatës se kandidateve fiktiv të koalicionit “Nisma Shqipëria Behet”, i prishi gjithë skemën Adriatik Lapajt, duke i vënë në rrezik ëndrrën e tij për tu bërë deputet. Zeqir Kordhoni, ndryshe nga sa i ishte zotuar në fillim kryetarëve, ka ndërruar mendje dhe hodhi një hap të ri drejt marrjes së mandatit, duke i kërkuar zyrtarisht KQZ-së të injorojë çdo shkresë të bërë në emër të tij, nga koalicioni Nisma Shqipëria Behet. “Përmes kësaj deklarate të nënshkruar përpara noterit sot, më datë 15/07/2025, dua të vë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vullnetin tim të plotë për të ushtruar funksionin e deputetit në rast se shpallem fitues, pas shpërndarjes së mandateve në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, thuhej në kërkesën e Kordhonit. Marrëveshja parazgjedhore mes Adriatik Lapajë dhe Endri Shabanit parashikonte që në listën e mbyllur të garonin familjarët e të dyja palëve, të cilët do të hiqnin dorë për t’i lënë vendin kandidatëve më të votuar në listën e hapur, që në këtë rast, me vota rezulton të jetë Adriatik Lapaj. Ndaj më shumë se një kapriço e një familjari, duket se pas fshihet një krisje mes dy drejtuesve të koalicionit, krisje të cilin e konfirmoi edhe vetë Adriatik Lapaj publikisht. “Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem. Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament. Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë. Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!”, shkruan Lapaj. Adriaik Lapaj paralajmëron se as Shabani dhe as familjaret e tij nuk do gëzojnë mandatin e Tiranës dhe bindja e tij vjen pasi Zeqir Kordhoni renditet i 9-ti në listën e mbyllur të qarkut Tiranë, por që ai të behet deputet para tij janë 8 kandidatë të tjerë mes tyre familjare të Lapajt, të gatshëm të “hakmerren” për të. Top Channel ka mësuar se divorci politik Lapaj-Shabani shkon përtej një mandati deputeti dhe si shkak ka mungesën e dakortësisë për një tjetër garë të pritshme, atë të Tiranës, ku Endrit Shabani projekton veten si kandidatin e vetëm të koalicionit kurdo që të bëhen zgjedhjet, ambicie që mesa duket nuk i ka shkuar për shtat aleatit të tij, për të cilin Shabani kishte një kundërpërgjigje. “Ndjej keqardhje nga deklarata e nxituar e Tikut. Dua të sqaroj tre gjëra: E para, mandati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” nuk ka qenë kurrë i Adriatikut. E dyta, Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të bëhet burrë. E treta, nëse Tiku nuk mban përgjegjësi për vjehrrin e tij, përse duhet të mbaj unë përgjegjësi për dajën tim?”, shkruan Shabani.

Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44