Top Channel/ Lanë djalin autik në makinë dhe humbi jetën, arrestohet cifti shqiptar në Greqi!
15/07/2024 12:15
Një 23 vjecar shqiptar, i diagnostikuar me autizëm, ka ndërruar jetë pasi është gjetur pa ndjenja brenda një makine ku kishte qëndruar për orë të tëra nën temperatura të larta. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Amarinthos të Evias në Greqi.