Funerali shtetëror laik për ish-Presidentin italian, Giorgio Napolitano, u mbajt mesditën e kësaj të marte në Selinë e Parlamentit italian në Romë. Në Itali kjo datë është shpallur ditë zie dhe flamujt janë ulur në gjysmështizë, por ashtu edhe në ndërtesat e BE-së.