Regjisori i madh, Dhimitër Anagnosti u nderua sot me homazhet publike që u mbajtën në nder të tij në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, në praninë e bashkëshortes së tij, aktores Roza Anagnosti dhe familjarë të tjerë. Miq dhe kolegë kujtuan regjisorin, që e cilësojnë frymëzim për breza të tërë artistësh. Flamujt në të gjithë vendin janë ulur sot në gjysmështizë, teksa Këshilli i Ministrave e shpalli 2 shtatori ditë zie kombëtare Në nderim të mjeshtrit të ekranit dhe artit skenik, me vendim të Këshillit të Ministrave, 2 shtatori u shpall ditë zie dhe flamujt në të gjithë vendin u ulën në gjysmë shtizë. Pjesë e ceremonisë shtetërore të homazheve publike ishin dhe personalitet nga politika, përfshirë, Presidentin Bajram Begaj. efekt Duke e vlerësuan Anagnostin babain e kinematografisë shqiptare, kryeministri Edi Rama la një mesazh në librin e ngushëllimeve.