Në lamtumirën e fundit, ish-Presidenti Bujar Nishani i bëri të gjithë bashkë. Përfaqësuesit e politikës majtas e djathtas lanë mëritë, bënë bashkë duke u përkulur përpara arkmortit të zotit Nishani në hollin e Presidencës nga ku ai shërbeu për pesë vite si i shtati president i Shqipërisë post komuniste.