Lamtumira e fundit iu dha sot ish-Presidentit Bujar Nishani! Pas homazheve në Presidencë, u mbajt një minutë heshtje në nder të tij. Më pas kortezhi eci në këmbë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për t’u nisur në varrezat e Sharrës, aty ku do të prehet ish-presidenti.