Lakra del me dy koka, shkatërrohet prodhimi për fermerët e Jagodinës në Elbasan. Për shkak të farës jo cilësore, rreth 90% e sipërfaqes së mbjellë me lakrën e butë ka shkuar dëm. Teksa çmimi ishte i favorshëm dhe fermerët prisnin shpërblimin e mundit të tyre, u përballën me një situatë të pazakontë e cila nuk kishte ndodhur më herët edhe pse zona prej 15 vitesh prodhon lakrën e butë.