I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha të shtunën se u takon Kosovës dhe Serbisë të vendosin se si do të duket marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, ndërsa nënvizoi se është shumë e rëndësishme që të mos ketë tensione, me afrimin e 31 tetorit që është afati i përcaktuar nga qeveria qendrore në Prishtinë për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia në ato të Kosovës.