Ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qëndruar në Prishtinë për vizitën e tij të parë për këtë vit. Ai ka zhvilluar takim të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe zëvendësin e tij Besnik Bislimin. Pas takimit Lajçak njoftoi për temat e diskutuara për rreth tre orë me krerët e ekzekutivit të Kosovës, për cka tha se ka pak progres në rrugën drejt normalizimit.