Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovës – Serbi, Miroslav Lajçak të martën ka filluar nisur takimet në Prishtinë. Siç tha vetë ai, këtë herë jo për menaxhim krize, por për të shtyrë përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dyja vendeve si pjesë e planit të Bashkimit Evropian, duke paralajmëruar edhe një takim mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.