Pas katër vitesh në këtë post, nga shtatori Miroslav Lajcak nuk do të jetë m,ë i dërguar i posacëm i BE-së për dialogun. Mandati i ish ministrit të jashtëm sllovak përfundon në fund të gushtit, e nga sa pohon REL, në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të bllokut nëpër botë, ai pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër. Lajçak, sipas të njëjtës media, do të nisë mandatin në kryeqytetin zviceran, Bernë, më 1 shtator të këtij viti.