Mëngjesin e së martës, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka vazhduar me takimet në Prishtinë. Në zyrën e BE-së ai takoi komandantin e KFOR-it në Kosovë, ambasadorët e akredituar në vend dhe përfaqësuesit e partive opozitare. “Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rrugën përpara. Falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive”, tha Lajçak pas takimeve.