Pa lajmërim edhe një herë Miroslav Lajçak erdhi në Kosovë për të takuar Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimin. Ndërmjetësuesi i dialogut tha se kjo vizitë është në vazhdën e takimeve në kuadër të procesit të dialogut dhe për koordinim për një takim në nivel të lartë negociatorësh.