Vizita e së enjtes e çoi emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, në Mitrovicë. Nga jugu në veri Miroslav Lajçak kaloi në këmbë urën e bllokuar që ndanë qytetin. I dërguari evropian hapjen e urës për qarkullim e sheh vetëm në rast të rritjes së stabilitetit.