Vizita e së enjtes e çoi emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun në Mitrovicë. Nga jugu në veri Miroslav Lajçak kaloi në këmbë urën e bllokuar që ndanë qytetin. I dërguari evropian hapjen e urës për qarkullim e sheh vetëm në rast të rritjes së stabilitetit. “Ura e Mitrovicës ka qenë pjesë e dialogut prandaj unë mendoj që vendimi për hapjen duhet në dialog. Gjithçka është në dorën e të dy palëve. Ata duhet të merren vesh por unë dua që hapja e urës të jetë kontribut për stabilitet të madh e jo për destabilitet të madh”, tha Lajçak.