I dërguari i posacëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak takohet sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic. Disa ditë më parë, Lajcak vizitoi Prishtinën ku u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe me liderët e partive opozitare për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky draftstatut e con atë tani edhe në Serbi.