Edhe pse ai nuk e artikuloi hapur, mes rreshtave të deklaratës së të të dërguarit të posacëm të BE-së, Miroslav Lajcak në Prishtinë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lexohej qartë zhgënjimi. Delegacioni i të dërguarve ndërkombëtarë, u shpreh ai, priste më shumë mirëkuptim rreth mundësive që ofron propozimi për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.