Miroslav Lajcak pohon se ka informacione se ku po mbahen tre policët e rrëmbyer në kufirin mes Kosovës e Serbisë. Mediat në Prishtinë citojnë të dërguarin e posacëm të Bashkimit Europian të pohojë se për këtë cështje, ka kontakte me të dyja palët, variantet e të cilave nuk përputhen. “Ne presim që NATO-ja të mbledhë faktet, kemi kërkuar që secila palë të paraqesë fakte sepse kemi dy histori kontradiktore”, është shprehur ai.