Në BBC Radio këtë të diel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe i dërguari special i SHBA-ve, Gabriel Escobar përplasën mendimet e tyre për veriun e Kosovës. Për kryeministrin e Kosovës, kryetarët do vijojnë të qëndrojnë në zyra për të bërë punën e tyre, ndërsa shprehu edhe njëherë shqetësimin se protestat në veriun e Kosovës, po i organizojnë grupe kriminale të ardhura nga Beogradi.