Në lagjen e re “5 Maji” në Tiranë po ndërtohen dy godina institucionesh publike dhe kulturore, për ta kthyer këtë zonë në një qendër të re policentrike të kryeqytetit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e dy godinave, për të cilat tha se qëllimi i lagjeve të reja, ku janë strehuar familjet e prekura nga tërmeti, është krijimi i një ekosistemi ekonomik dhe shërbimesh.