“Projekti për lagjen e re të 5 majit përvec godinave të banimit përfshin dhe shërbime, institucione arsimore dhe institucione publike” Ky projekt do të zhvillohet me disa faza dhe në lagjen e re të 5 majit do të ketë më shumë se 13 mijë banorë. Në banesat e reja do të vendosen të pastrehët nga tërmeti dhe banorët, shtëpitë e të cilëve do të prishen si rrjedhoje e ndërtimit të kësaj lagje. Ata do të marrin dëmshpërblim të plotë përmes shkëmbimit me një banesë në godinat e reja me të njëjta metra2 që kishin.