Një në tre emigrantë që kalojnë ilegalisht La Manshin është shqiptar; numri i azilkërkuesve që përfitojnë mbështetje të financuar nga paratë e taksapaguesve britanikë, mbërriti 100.000 për herë të parë, shkruajnë mediat angleze. Këtë dëshmojnë të dhënat e Home Office, sipas të cilave ky është numri i të ardhurve që po merrnin ndihmë nga qeveria në fund të shtatorit - nga më pak se 69,000, që ishte kjo shifër një vit më parë.