Taulant Balla, hodhi poshtë akuzat e opozitës lidhur me interpretimin e opinionit të Komisionit të Venecias dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. “Ju thoni që një ditë bukur të ngrihet gjykata dhe t ‘i thotë kuvendit: ju mos votoni më ligje. Ku gjendet e drejta e nje gjykate t’ i imponohet e të hyjë në kompetenca e kuvendit dhe ndaj ju mirkuptoj. Ia keni marrë dorën dhe ju ka ngelur nga ish-udhëheqësi i partisë që ju çdo humbje e konsideroni një fitore dhe në raste te tilla thuhet: fitore paçi gjithmonë,sa herë të keni mundësi” -deklaroi Balla.