Opozita shfaqet e vendosur për të vijuar planin e saj, që Kuvendi të mos funksionojë në normalitet. Komisionet parlamentare janë kthyer on line për të shmangur përplasjet me deputetët e rithemelimit dhe grupimin e Gazment Bardhit. Në mungesë të pjesëmarrjes në komisione, opozita prej dyditësh organizon në ambientet e Kryesisë mbledhjen e grupit demokrat për skenarët e betejës kundër qeverisë.