Vetëm me 82 votat e tyre aq sa u nevojiteshin shumica socialiste i dha JO-në përfundimtare kërkesës së SPAK për autorizim në arrestimin e ish kryeministres Belinda Balluku. Vetë protagonistja e kësaj seance Belinda Balluku preferoi të mos të ishte në sallë. Kreu i maxhorancës Edi Rama qëndroi deri në momentin e votimit duke lundruar në telefonin e tij celular. Karrigia e lënë bosh prej Elisa Spiropalit duke bojkotuar pjesëmarrjen në këtë seancë duke e nxjerrë në sipërfaqe atë që mund të konsiderohet si përplasje me Belinda Ballukun, e duke thyer kështu vendimin politik të grupit socialist. Munguan edhe Fatmir Xhafaj dhe Blendi Gonxhe që të ty jashtë vendit.