Grupi i punës i ngritur nga Inspektorati Shtetëror i Punës ka mbërritur pranë ambienteve të “Kurum”, ku do të njihet me dokumentacionin dhe kushtet në të cilat punonjësit e kësaj kompanie janë larguar nga puna. Përmes një deklaratë një ditë më parë Kurum bëri me dije se punonjësit janë larguar me kushtin e trajtimit financiar 3 mujor dhe mundësi rikthimi në rast të rihapjes së fabrikave. Pas Inspektoratit Shtetëror të Punës, në ambientet e Kurum ka mbërritur edhe grupi i punës i ngritur nga Agjencia Rajonale e Mjedisit.