Pas tre muajsh me “Foltoren”, rreth orës 11:20 në praninë e 4.935 delegatëve të mbledhur nga Sali Berisha në “Air Albania”, Kuvendi Kombëtar ka filluar zyrtarisht punimet. 4.935 delegatë do të votojnë këtë të shtunë për shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me argumentin se ka thyer statutin duke dëmtuar rëndë interesat e PD-së.