Top Channel/ Kuvendi kërkon rishikim të certifikatave të komisioneve “Bezhani” dhe “Mezini”
14/08/2024 19:33

Para se zgjedhjet te trokasin, Parlamenti kërkon që ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit ti mbyllen shtigjet për tu futur në politikë. Në detyrat që Kuvendi i ka lënë Autoritetit të Dosjeve për vitin 2024 është kalimi në filtrin e tij të politikanëve që kanë arritur ti shpëtonin rrjetës së Komisioneve Mezini dhe Bezhani, të cilët edhe pse u ngritën pas rënies së regjimit komunist për ti pamundësuar ish- spiunëve futjen në politikë, dështuan. Kuvendi kërkon që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2024 të intensifikojë bashkëpunimin me institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike për riverifikim të figurës së zyrtarëve të pajisur më parë me certifikatë pastërtie nga komisionet “Bezhani” e “Mezini”. Pastrimi i politikës nga spiunët nuk do të thotë vetëm një Parlament pa ish-bashkëpunëtorë të sigurimit, por edhe parti politike pa drejtues të tillë. Autoritetit të Dosjeve i kërkohet që të vendosen urat e bashkëpunimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për identifikimin e ndërhyrjeve te duhura në Kodin Elektoral dhe ligjin e partive politike. Kuvendi kërkon që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2024 të bashkëpunojë me KQZ-në për ndryshimet e nevojshme të kuadrit ligjor ekzistues lidhur me integritetin e zyrtarëve, Kodit Zgjedhor, apo ligjit për partitë politike në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të angazhohet për verifikimin e të gjithë kandidatëve në zgjedhje. Në korrikun e 2022, Autoriteti i Dosjeve njoftoi Kuvendin se kishte gjetur në arkivën e ish-sigurimit, politikanin me iniciale I.M, por që e kishte të pamundur të verifikonte nëse bëhej fjalë për ish presidentin Ilir Meta pasi ai kishte kaluar filtrat e Komsioneve Mezini dhe Bezhani. Parlamenti u vu në lëvizje duke e shfuqizuar këtë klauzolë që e mbronte ish spiunet e infiltruar në politikë, ndërkohë te majtë dhe të djathtë nxituan të depozitonin një sërë nismash në Kuvend që i mbyllnin derën jo vetëm ish bashkëpunëtorëve të sigurimit, por edhe ish sekretarëve e partisë së punës. Por, edhe pse kanë kaluar dy vite nga ky moment, politika i ka lënë në harresë nismat e saj të cilat vijojnë të qëndrojnë në pritje ne sirtarët e Kuvendit.

Top News- Kandidatura Braçe? Flet Berisha, Kush do jetë kandidati i PD?
04/04 16:04
Top News- A mund të sulmojë Irani me raketa Shqipërinë? Berisha tregon garancinë në mbrojtje
04/04 16:02
Top News – Rama: BE do të na marrë brenda vetes. ‘Kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave’
04/04 15:36
Top News – Berisha ‘harron’ Florjan Binajn! ‘Do u ofrojmë qytetarëve kandidatin më të shkëlqyer’
04/04 15:13
Top Channel/ Berisha heq dorë nga Binaj, premton një kandidat të PD për Tiranën
04/04 15:10
Top News – ‘Protesta e fuqishme, kundërshtarin do e kapim në befasi’ Berisha flet për 17 prillin
04/04 15:03
Top News – ‘Plogështi e madhe në stukturat e PD.’ Ja si përgjigjet kryedemokrati Sali Berisha
04/04 15:03
Top News – ‘Shtrenjtimi i naftës, taksimi më i lartë në botë’ Berisha flet për karburantet
04/04 15:03
Top News – ‘Masa qesharake për çmimin e naftës, emergjencë përgjysmimi i taksave’
04/04 15:02
Top News – ‘9 shtete të BE kundër Shqipërisë, integrimi në vend numëro, shkak Balluku’
04/04 15:02
Top News – ‘Edi Rama, armik i egër i integrimit dhe mbrojtës i interesave të tij.’
04/04 15:02
Top News – Berisha pyetet për Erion Braçen. ‘Nuk komentoj problemet e partisë së krimit’
04/04 15:01
Top Channel/ Berisha “djeg” Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
04/04 14:39
Top News – ‘Kemi yjet e fatit, BE do të na marrë brenda vetes.’ Rama flet për integrimin
04/04 14:32
Top News – ‘Korrupsioni, gënjeshtër shumë e madhe’ Rama u përgjigjet kritikëve
04/04 14:31
Top News – ‘Asnjë shtet i BE nuk është kundër, na duan pjesë të unionit europian.’
04/04 14:31
Top News – ‘Jo u bllokua, jo u ndalua ..’ Rama përgënjeshtron lajmet për integrimin në BE
04/04 14:30
Top News – Përplasjet me Spiropalin. Rama – Nuk kanë interes publik, ne folëm 7 orë
04/04 14:30
Top Channel/ Rama zbulon planin e madh për familjet me ndihmë ekonomike
03/04 23:20
Top News- “Nafta ndëshkim për qytetarët”/ Berisha: 60 për qind e çmimit përbëhet nga taksat
03/04 22:47