E dhjeta legjislaturë e gjeti kuvendin e Shqipërinë me rikthimin pas dy vitesh të opozitës. Pesë minuta përpara nisjes së seancës parë të parlamentit deputetët e opozitës të udhëhequr nga Lulzim Basha, hynë nga dera anësore e ngjitën një e nga një shkallët e parlamentit. Në të njëjtën kohë mbërriti edhe Edi Rama duke parakaluar me makinë grupin demokrat. Ndërsa Sali Berisha i shoqëruar nga treshja besnike, Paloka,Noka dhe Shehu iu drejtuan sallën plenare nga hyrja përballë duke marrë vëmendjen maksimale.