Më të bashkuar ishte slogani në hyrje të eventit të thirrur nga Sali Berisha, por bashkimi i demokratëve nuk ndodhi as në këtë Kuvend. 35 deputetë të Partisë Demokratike refuzuan ftesën duke u distancuar publikisht nga lëvizja e ish kryeministrit. Të vetmit që dolën nga rreshti ishin Kasem Mahmutaj dhe Ina Zhupa.