Banorët e fshatrave Tragjas, Orikum, Dukat dhe Radhimë u mblodhën pasditen e së premtes për të diskutuar mbi problemet e zonës së tyre, në një takim që ata e quajtën “Kuvendi Komunitar i Krahinës”. Banorët ndanë shqetësimet dhe diskutuan mbi veprimet e fundit të institucioneve. Sipas tyre, një grup i IKMT-së u ka lënë afat gojarisht që brenda tetorit të largojnë vetë lokalet në Orikum dhe në Llogara.