Kuvendi nisi punimet me tone të qeta duke përkujtuar viktimat e Holokaustit por u rikthye kaosi seancave të mëparshme. Protagonisti ishte Sali Berisha duke bllokuar foltoren e kuvendit me ngulmimin se kryeministri Edi Rama duhet të jepte llogari në kuvend pas ngritjes të akuzave në SHBA ndaj ish drejtorit të kundra-zbulimit të FBI si i përfshirë në korrupsion përmes pagesës të bërë nga shqiptari Agron Neza.