Debatet për zhvillimet në Kosovë në parlamentin e Shqipërisë i hapi deputeti demokrat Asllan Dogjani. Nëse do jetë nevoja, unë jam i pari që marr armët. Ne kuksianët i kemi marrë armët gjatë luftës së Kosovës ku janë vrarë disa të rinj tanët. Kemi pritur mbi 500 mijë shqiptarë të Kosovës gjatë luftës. Po zotëri, unë e marr armën për të luftuar për Kosovën.