Ka nisur me debat të fortë seanca e sotme plenare në Kuvend mes ministres së Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe deputetes së PD Jorida Tabaku. Ministrja Ibrahimaj prezantoi në Kuvend aktin normativ për shtimin e të ardhurave buxhetore për vitin 2022 me 5 mld lekë, me në fokus blegtorët, rindërtimin dhe sportin. Ibrahimaj tha se inflacioni në vendin tonë është stabilizuar, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.