Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e gazetarit Elton Qyno, duke shfuqizuar vendimet gjyqësore për sekuestron e të dhënave të tij kompjuterike. Sipas vendimit, urdhëri për zbulimin e burimeve të gazetarit ka qenë në kundërshtim me parimet themelore të lirisë së shtypit. Gazetari Qyno e konsideroi këtë një fitore të rëndësishme për median për median Seancën e ndoqi edhe kreu i unionit të gazetarëve shqiptarë, Aleksandër Çipa, që e vlerësoi si një nga vendim të drejtë.